Lajme
Zviceranët paguajnë shtatë herë më shtrenjtë për një maskë
Pandemia COVID-19 ka bërë që të paguajmë shtatë herë më shumë për një maskë. Nëse para pandemisë ajo kushtonte 10 centë, sot ajo kushton më shumë se 70 centë
Një dëgjues i revistës së konsumit SRF “Espresso” ka gjetur në shtëpinë e tij një kuti me 50 maska mbrojtëse, të cilat i kishte blerë në vitin 2009, në kohën kur ishte shfaqur gripi i derrit, përcjell albinfo.ch.
Etiketa në kutinë e maskave tregon se ajo në atë kohë ishte blerë 4,95 CHF apo dhjetë centë për maskë.
Ndërsa sot një maskë kushton 70 centë ose më shumë.
Lidhur me këtë kompania Migros thotë që kushtet gjatë pandemisë së gripit të derrit nuk mund të krahasohen me sot dhe shpërthimin e pandemisë koronare.
“Kërkesa e jashtëzakonshme në botë për maska dhe largimi i prodhimit dhe eksporteve në Kinë kanë bërë që çmimet të rriten ndjeshëm”. Parimi i ofertës dhe kërkesës vlen. Sot ka 50 maska në Migros për 34,90, “që korrespondon me çmimin e kostos”, tha një zëdhënës i Migros-it.
Ndërsa, shumë vende të botës, përfshirë edhe Zvicrën, me rekomandime të OBSH-së e kanë bërë obligative mbajtjen e maskave në transportin publik.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













