Shkurt.ch
Zviceranët, të dytët në Evropë për blerje online
Këto të dhëna i ka nxjerrë një studim krahasimtar që e ka bërë ofertuesi i të dhënave ekonomike Regiodata , duke krahasuar të dhënat nga 19 vende
Gjatë vitit 2016, zviceranët kanë shpenzuar para në shoping përmes internetit mesatarisht rreth 1100 franga për person. Me këtë shumë, ata zënë vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas britanikëve. Këta të fundit kanë shpenzuar mesatarisht nga 100 franga më tepër se zviceranët në online shoping, shkruan srf.ch. Pas britanikëbe vijnë në radhë norvegjezët.
Këto të dhëna i ka nxjerrë një studim krahasimtar që e ka bërë ofertuesi i të dhënave ekonomike Regiodata , duke krahasuar të dhënat nga 19 vende, transmeton albinfo.ch. Në shumat e përmendura nuk llogariten shpenzimet për pagesa të udhëtimeve turistike por vetëm ato për blerje gjësendesh online.
Në mesin e vendeve të krahasuara, më së paku para japin njerëzit në Turqi dhe ata në Rusi. Ata gjatë vitit 2016 për blerje online kanë shpenzuar mesatarisht vetëm nga 70 euro.
Sa i përket Britanisë së Madhe, sipas autorëve të studimit, ajo zë vendin e parë falë pjesëmarrjes së lartë të blerjes online të artikujve ushqimorë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










