Lajme
Zviceranët, të gatshëm për t’u vaksinuar
Sipas një sondazhi të ri, njerëzit në Zvicër duket se janë gjithnjë e më të gatshëm të vaksinohen kundër koronavirusit.
Një sondazh në internet i botuar të premten në emër të Zyrës Federale të Shëndetit zbuloi se 49% e të anketuarve thanë se do të binin dakord për një vaksinim, transmeton albinfo.ch.
Instituti i kërkimit Sotomo, i cili kreu sondazhin, tha se humbja e besimit në një vaksinë ishte “problematike”.
Më shumë se 1,600 njerëz morën pjesë në sondazh i cili u krye midis 22 tetor dhe 28 tetor.
Ministri i Brendshëm Alain Berset të enjten tha se një fushatë vaksinimi në Zvicër mund të fillojë “në fillim të vitit të ardhshëm”. Ai përsëriti se nuk do të kishte asnjë detyrim për popullatën për t’u vaksinuar.
Qeveria synon të bëjë një vaksinim falas, sipas Berset, me kontribute financiare nga autoritetet kombëtare dhe kantonale si dhe nga kompanitë e sigurimeve shëndetësore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












