Shkurt.ch
U arrestua edhe zvicerani i dytë në Marok për vrasjen e dy turisteve
Një shtetas i dyfishtë zviceran-britanik u arrestua të enjten në Marok në lidhje me vrasjen e një danezeje dhe një norvegjezeje, të cilat ishin duke bërë hiking në malet Atlas.
Policia Federale Zvicerane (Fedpol) ka konfirmuar lajmin për arrestimin që u botua së pari nga gazeta marokene 360. Roli i tij në vrasjet ende nuk dihet.
Sipas gazetës, i dyshuari u arrestua në Témara (në veri të Casablanca) nga Brigada Kombëtare e Policisë Gjyqësore. Burri jetonte në Marok dhe nuk u kthye në Zvicër së fundmi, tha Fedpol, të cilit ende nuk i është kërkuar nga Maroku të hetojë individin, përcjell albinfo.ch.
Një studente daneze 24-vjeçare dhe mikja e saj, një 28-vjeçare norvegjeze, u vranë natën e 16 dhjetorit në Marokun jugor, ku ishin në pushime. Trupat e tyre u zbuluan në një zonë të izoluar në Atlasin e Lartë, një zonë e njohur për alpinistët.
I dyshuari i parë zviceran (një shtetas i dyfishtë zviceran-spanjoll), i cili u arrestua më 29 dhjetor, ende është në paraburgim. Ai dyshohet se ishte pjesë e një operacioni për të rekrutuar njerëz për të kryer akte terroriste në Marok. I lindur në Gjenevë, dyshohet se po radikalizohej në Zvicër. Ai ka një dosje penale në Gjenevë për krime të ndryshme të kryera midis 2007 dhe 2013-ës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














