Tematike
Zvicerani me shqiponjën dykrerëshe tregon si u miqësua me shqiptarët
"Njëherë si fëmijë pata një rrahje të ashpër me një djalë tjetër. Aty më erdhi në ndihmë një shqiptar nga Maqedonia. Nga ajo ditë ne u bëmë miq”
Në verën e vitit 2018 i buzëqeshi fati Markus Brun-it nga Kriensi i Lucernit. Ndodhi kështu pasi që më 22 qershor 2018, kur Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner në ndeshjen Zvicër – Serbi në Botërorin e futbollit “e bënë shqiponjën”, dhe bota pastaj e pati të qartë kuptimin e këtij gjesti, shkriuan zentralplus.ch.
“Kjo ishte reklama më e mirë për pijen time energjike “Shqip King”, thotë sot Brun me një buzëqeshje në fytyrë. Sepse vetëm dy muaj para kësaj, ai em kishte licencuar logon me shiponjën dykrerëshe dhe markën “Shqip King”.
Tash ajo ndodhet mbi tavolinë: kanaçja e zezë, me një shqiponjë dykrerëshe dhe me dy duar të kryqëzuara në hapësirën ngjyrë ari, transmeton albinfo.ch. Këtë simbol, së paku që nga ndceshja e përmendur në Rusi dhe zhurma e njohur mediale, e përcjell, siç dihet, një shije provokimi. Dhe kjo i jep pijes së re një “porcion” përkatës të vëmendjes si dhe, rrjedhimisht premton një pozicionim të suksesshëm të saj në treg. Edhe emri mbresëlënës i markës “Shqip King”, ka po ashtu sharmin e vet.
“Kam punuar shumë në këtë”, thotë Brun, i cli duket të ketë ndjesi për marketing. Faktit se ai me “simbolin nacionalist si shqponja dykrerëshe mund të “çojë ujë në mullirin e nacionalistëve” dhe kështu mund t`i provokojë serbët, ai nuk i beson. “Nacionalitetet nuk më interesojnë. Ajo që unë çmoj, është njeriu si individ”.
I pyetur se prej nga i erdhi një zvicerani si ai ideja për të hedhur në treg një pije energjkike me ketë emër, ai thotë se kjo lidhje me fëmijërinë e tij. Pasi që prindërit e tij ndërronin shpesh vendbanimin, ai kishte problem të gjente shokë, përcjell albinfo.ch. Babai i Markusit është ish shoferi i vetrurave sportive garuese dhe pronari i klubit të makinave të tilla, Walter Brunn.
“Nga fëmijët zviceranë nuk pranohesha. Njëherë pata një rrahje koxha të ashpër me një djalë tjetër. Aty më erdhi në ndihmë një shqiptar nga Maqedonia. Nga ajo ditë ne u bëmë miq”. Kështu Markusi 11 vjeçar gjeti në mentalitetin shqiptar një kohezion që nuk e kishte njohur më parë. Ndërkohë, Markus Brun është i lidhur mirë me diasporën shqiptare-kosovare.
Klientelën për pijen e tij energjike e sheh para së gjithash te popullata shqiptare në Zvicër dhe në përgjitghësi në zonat shqiptare të Ballkanit. Kamioni i parë me 100.000 kanaçe është këto ditë në rrugë për në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Mirëpo, në shtetin e vogël me rreth 1.8 milion banorë nuk do të rrjedhë vetëm pija e ëmbël por edhe 90 për qind e fitimit.
Me këto para, Brun dëshiron të investojë për qëllime bamirëse: të stimulohen fëmijët, të rinovohen shkollat.
Por Markus ka në plan edhe një projekt të “çmendur”: ai do të ndërtojë në Kosovë një klub të automjeteve garuese dhe të promovojë shoferin e parë shqiptar për garat ndërkombëtare në këtë sport në përgjithësi. Sepse pasionin për makinat e shpejta, Brun e ndan plotësisht me miqtë e tij shqiptarë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













