Të tjera
Zvicra me 11 medalje arrin synimin në Lojërat Olimpike Dimërore
Në përgjithësi, Zvicra ndodhet në vendin e dhjetë, me tri të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta, pra 11
Ekipi olimpik i Zvicrës deri më tani ka fituar 11 medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, duke përmbushur qëllimin e vendosur përpara ngjarjes, shkruan ‘swissinfo.ch’.
Ky ishte edhe synimi para se të udhëtojnë në Korenë Jugore. Objektivi u arrit kur Michelle Gisin dhe Wendy Holdener, fituan medaljen e artë, përkatësisht të bronztën, përcjell albinfo.ch.
Njëra nga fitueset e medaljeve është skiatori Dario Cologna, i cili udhëhoqi ekipin e Zvicrës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.
Lojërat Olimpike Dimërore përfundojnë të dielën dhe Zvicra do të ketë mundësi të fitojë më shumë medalje.
Në përgjithësi, Zvicra ndodhet në vendin e dhjetë, me tri të arta, gjashtë të argjendta dhe dy të bronzta, pra 11.
Në vendin e parë është Norvegjia me 13 medalja të arta, apo 35 në përgjithësi, e ndjekur nga Gjermania, Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holanda.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










