Shkurt.ch
Zvicra, 22 miliardë franga për hulumtime shkencore
Kjo shumë është për 10.5 për qind më e madhe se ajo e shënuar në raportin e fundit të bërë për këtë fushë, në vitin 2012
Gjatë vitit 2015 Zvicra, për hulumtime shkencore dhe zhvillim ka ndarë mjete më shumë se kurrë ndonjëherë më parë. Gjithsej për këtë destinim janë dhënë 22.1 miliard franga. Kjo shumë është për 10.5 për qind më e madhe se ajo e shënuar në raportin e fundit të bërë për këtë fushë, në vitin 2012, njofton Zyra Federale për Statistikë, shkruan srf.ch.
Sipas shifrave nga viti 2015, faktorët më të rëndësishëm në fushë të hulumtimeve kanë qenë ndërmarrjet, transmeton albinfo.ch. Ato kanë pasur në duar dhe kanë menaxhuar me 71 për qind të këtyre parave. Në vendin e dytë, me 27 për qind kanë qenë universitetet.
Me shumën prej 22.1 miliard frangash të ndara për hulumtime dhe zhvillim, Zvicra qëndron shumë mirë në nivel ndërkombëtar, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%









