E-Diaspora
Zvicra, 3.4 milionë franga për forcimin pushtetit lokal në Maqedoni
“Forcimi i këshillave komunale”, është projekti i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që është promovuar të enjten para këshilltarëve të komunave në Maqedoni.
Në katër vitet e ardhshme, projekti me vlerë 3.4 milionë franga zvicerane do të implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Asociacionit të Pushtetit Lokal, raportojnë mediat në Shkup.
Qëllimi i këtij projekti është mështetja e një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente lokale, në të cilën përfaqësuesit e zgjedhur do të punojnë së bashku në mënyrë efektive dhe demokratike për të përcaktuar prioritetet e zhvillimit në përputhje me nevojat e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Projekti do të implemetohet në katër vitet e fundit nga tetori 2016 deri në qershor 2020.
Ambasadorja zvicerane në Maqedoni, Sybille Suter Tajada, në konferencën e sotme në Mavrovë duke shënuar fillimin e projektit theksoi se mbështetja e këtij projekti është që të ofrojë mbështetje për procesin e decentralizimit në Maqedoni.
“Projekti synon forcimin e këshillave komunale në mënyrë të veçantë rolin e tyre mbikëqyrës mbi punën e administratës komunale.”, ka thënë Suter Tajada.
Ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm në procesin e decentralizimit për të forcuar kapacitetin e këshillave komunale.
“Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe rëndësinë e këshillave në marrjen e vendimeve nga kryetarët e komunave, sidomos në fushën e planifikimit të buxhetit.”, tha Elezi.
Faza e parë e projektit mbulon 24 komuna me trajnim dhe mbështetje financiare.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











