Maqedonia
Zvicra, 3.6 milionë franga për zhvillimin e barabartë të rajoneve në Maqedoni
Në Maqedoni fillon zbatimi i një projekti të ri për të nxitur zhvillimin e barabartë rajonal në vend, me vlerë 5.4 milionë franga zvicerane
Me nënshkrimin e Memorandumit nga pala Qeverisë së Maqedonisë nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koco Angjushev, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada, fillon zbatimi i një projekti të ri për të nxitur zhvillimin e barabartë rajonal në vend, me vlerë 5.4 milionë franga zvicerane.
Shumica e fondeve, 3,6 milionë, janë siguruar nga Qeveria e Zvicrës, dhe 1.740.000 franga zvicerane nga Qeveria e Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Angushev, theksoi se Memorandumi demonstron angazhimin e Shkupit për mbështetje më të madhe për zhvillimin e barabartë rajonal.
“Zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit pret në radhë për të arritur një nivel më të lartë të transparencës dhe rishikimin e fondeve të shpërndara nëpërmjet programeve të qeverisë për zbatimin e projekteve, dhe kështu të kemi një ide të qartë se sa para në rajon janë investuar, gjë që do të kontribuojë në hapat e ardhshëm dhe planifikimin e fondeve për zhvillimin e barabartë rajonal”, – tha zëvendëskryeministri Angjushev.
Nënkryetari i Qeverisë Angjushev shpjegoi se memorandumi përmban tre komponentë dhe sqaroi se si do të përdoren fondet e destinuara për memorandumin.
Me zbatimin e komponentit të parë, me vlerë 1.7 milionë franga zvicerane do të identifikohen dhe zbatohen fonde për zhvillim të barabartë rajonal në mënyrë transparente dhe të parashikueshme, në përputhje me nivelin e zhvillimit të rajoneve. Kjo do të ndikojë në përmirësimin e kornizës administrative, legjislative dhe financiare në fushën e zhvillimit të balancuar rajonal. Ky komponent do të krijojë një sistem për koordinim, planifikim, implementim dhe monitorim më të mirë të fondeve të alokuara për këtë fushë.
Komponenti i dytë me vlerë 600 mijë franga zvicerane do të mbulojë aktivitete të cilat do të kontribuojnë për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Komponenti i tretë në vlerë prej 2.7 milionë franga zvicerane do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e punës së Qendrave të Zhvillimit Rajonal në të gjitha tetë rajonet, sidomos në ato më pak të zhvilluara, për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e tyre. Ky komponent do të mbështesë krijimin dhe zbatimin e projekteve në shkallë të gjerë dhe projekteve inovative.
Ambasadorja e Zvicrës, znj Suter Tejada tha se qeveria zvicerane mbështet politikën e zhvillimit të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë që nga viti 2012 dhe nuk do të ndalet këtu.
“Themelet janë hedhur, por nuk duhet të ndalemi këtu. Ajo që na nevojitet sot është një politikë që plotësisht mobilizon potencialin e rajoneve planifikuese dhe inkurajon zhvillimin e tyre. Rajonet e sotme duhet të mendojmë rreth asaj se si të bëhen lojtarë konkurruese në tregun botëror, dhe më të suksesshëm janë ata që kanë arritur të ndërkombëtarizojnë ekonomitë e tyre. Përveç forcimit të mëtutjeshëm të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për politikën rajonale, është e nevojshme të alokohen fondet buxhetore sipas nivelit të zhvillimit të rajoneve planifikuese”, tha ambasadorja Sutter Tejada. Sipas saj duhet të ketë transparencë më të madhe, llogaridhënie dhe pjesëmarrje të qytetarëve në planifikimin dhe zbatimin e zhvillimit rajonal.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













