Shkurt.ch
Zvicra ashpërson kontrollin e pasagjerëve në aeroporte
Ndryshimi në këtë pikë ka të bëjë me faktin se deri tash vetëm shtetasit e vendeve jashtë Schengenit kanë qenë ata që janë kontrolluar me përpikëri
Në Zvicër në të ardhmen të gjithë pasagjerët që shfrytëzojnë trafikun ajror në Zonën e Shengenit do t`i nënshtrohen një kontrolli më rigoroz. Ndryshimi në këtë pikë ka të bëjë me faktin se deri tash vetëm shtetasit e vendeve jashtë Schengenit kanë qenë ata që janë kontrolluar me përpikëri, shkruan srf.ch.
Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar një ndryshim të cilin Bashkimi Evropian e kishte vendosur nga mesi i muajit mars në këtë drejtim. Me rregullimin e ri, Zvicra synon ngritje të mbrojtjes nga terrori.
Në të gjithë aeroportet zvicerane me të renë duhet të bëhet krahasimi i të dhënave të të gjithë pasagjerëve në bankat e të dhënave të ndjekjes të nivelit evropian dhe me ato të niveleve nacionale. Sipas Qeverisë Zvicerane, aeroportet i zotërojnë pajisjet teknike të nevojshme ashtu si dhe personelin e shkolluar për të realizuar këtë ndryshim. Dhe, në këtë drejtim nuk do të ketë zvarritje.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













