Shkurt.ch
Zvicra, deri në 18 miliardë franga për aeroplanë të rinj luftarakë
Varianti më i lirë kushton 5 miliardë franga dhe përfshin vetëm 20 aeroplanë të rinj luftarakë. Ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 18 miliardë franga.
Një grup ekspertësh të emëruar nga ministri zviceran i mbrojtjes, Guy Parmellin ka dalë me propozimin që Zvicra të blejë deri në 70 aeroplanë luftarakë. Krahas aeroplanëve ata propozojnë edhe blerjen e një sistemi të ri për mbrojtjen ajrore me mbështetje nga toka, shkruan sda.ch dhe transmetojnë të gjitha mediat zvicerane.
Ekspertët kanë prezantuar sot para mediave katër variante lidhur me këtë “pazar” të madh. Varianti më i lirë kushton 5 miliardë franga dhe përfshin vetëm 20 aeroplanë të rinj luftarakë. Ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 18 miliardë franga.
Por ajo që mbetet e hapur në gjithë këtë problematikë është mënyra se si do të financohet ky projekt kaq i kushtueshëm. Në secilin rast, pagesa do të shpërndahej në periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 20132, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht në këtë periudhë Forcat e Armatosura të Zvicrës kanë paraparë edhe investime tjera, të shumta, të reja. Bëhet fjalë për investime në artileri, tanke luftarakë dhe automjete vëzhguese.
Rreth dy vite më parë ishte hedhur poshtë propozimi i ministrit të atëhershëm të mbrojtjes për blerjen e aeroplanëve luftarakë suedezë Grippe, të cilët kushtonin më lirë se këta, të propozuar sot nga grupi i ekspertëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











