Shkurt.ch
Zvicra dhe OKB-ja duan të fuqizojnë parandalimin e krizave
Ky është mesazhi që është transmetuar nga Didier Burkhalter të hënën, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Bernë
Zvicra dhe OKB-ja dëshirojnë t’i intensifikojnë përpjekjet për të parandaluar krizat dhe konfliktet. Ky është mesazhi që është transmetuar nga Didier Burkhalter të hënën, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Bernë.
Gjatë takimit, të dytë shprehën dëshirën e tyre për një “bashkëpunim të fortë”, deklaroi kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFAE/DEZA), duke theksuar në veçanti rëndësinë e ndërmjetësimit. Një rol i rëndësishëm që i bie Gjenevës ndërkombëtare.
Për Antonio Guterres, marrëdhënia ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe OKB-së është një çështje politike, sepse Berna mbështet multilateralizmin (shumëpalëshe). Bota ka gjithmonë e më shumë nevojë për qeverisje shumëpalëshe, sepse ka aktualisht “shumë vështirësi për të zgjidhur konfliktet që nuk po ndalën”, shpjegoi ai për gazetarët.
Nevojë për ndërmjetësues
Në këtë kontekst, ndërmjetësit janë të nevojshëm për përballjen e krizave, të cilat gërmojnë Sirinë, Libinë, Somalinë dhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC). Gjeneva internacionale ka një rol në rritje për të luajtur në këtë fushë, sikurse për negociatat për paqe në Siri, shtoi ai.
M. Burkhalter ka përsëritur mbështetjen e Zvicrës për përpjekjet e Emisarit Special të OKB-së, Staffan de Mistura, për të arritur një zgjidhje politike. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje rëndësinë e zbutjes së pasojave humanitare të shkaktuara nga konflikti sirian dhe rikujtoi se Zvicra do të ndajë 66 milionë franga për këtë qëllim këtë vit.
Këshilltari Federal gjithashtu kujton reagimin e shpejtë të Zvicrës ndaj ankesës së OKB-së për ndihmë për popullsinë e prekur. Berna ka ndarë shtesë pesëmbëdhjetë milionë franga në shkurt për Sudanin e Jugut, Somalinë, Nigerinë dhe Jemenin.
Situata në Lindjen e Mesme dhe në negociatat për Qipron u diskutuan gjithashtu. Të dy zyrtarët kanë mirëpritur vendimin e shteteve anëtare për të mbështetur rinovimin e pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, një punë e cila do të fillojë muajt e ardhshëm.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare në Bernë e z. Guterres, i cili mori detyrën e tij në fillim të vitit. Sekretari i Përgjithshëm i ri i OKB-së kishte takuar Didier Burkhalter në Gjenevë në janar 2017.
Konferenca në Jemen
Pasdite vonë, Antonio Guterres kishte ndarë një drekë pune me presidenten Doris Leuthard, thuhet në deklaratë. Diskutimet patën të bëjnë me qeverisjen globale dhe ndryshimet klimatike.
Të martën Didier Burkhalter dhe Antonio Guterres si dhe shefja e diplomacisë suedeze, Margoz Wallström, do të kryesojnë konferencën e donatorëve për Jemenin që do të mbahet në Gjenevë. Ky takim ka për qëllim të inkurajojë angazhimin humanitar dhe për të mobilizuar burimet e nevojshme për popullatën e Jemenit.
Të mërkurën në mbrëmje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të jetë në Montreux për takimin semestral të krerëve të të gjitha agjencive të OKB-së. Ai do të takohet me këtë rast me nënkryetarin e Këshillit Federal, Alain Berset. Ky takim është i pari që po mbahet në Zvicër që nga viti 2012.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












