Lajme
Zvicra do ketë probleme të theksuara me mungesën e mjekëve
Nga shoqata zvicerane e mjekëve të Familjes dhe Fëmijëve paralajmërojnë pasoja nga mungesa e mjekëve.
“Ne do të kemi probleme të mëdha në dy deri në tre vitet e ardhshme. Nuk ka më mjekë të mjaftueshëm për të trajtuar popullatën, as në spitale dhe as në operacione”, tha Philippe Luchsinger, përcjell albinfo.ch.
Duhet të jesh i përgatitur që të presësh disa muaj për një takim me mjekun e familjes apo për një ekzaminim nga një specialist, vijon ai.
Tutje shton se në këtë rast të fillojë edhe klasifikimi.
“Ne do të duhet të largojmë pacientët me sëmundje më të lehta, sepse nuk do të kemi kohë për to. Kjo do të thotë se mund të mos jemi në gjendje të trajtojmë një sëmundje në një fazë të hershme. Megjithatë, për disa sëmundje, si kanceri, trajtimi i hershëm është vendimtar”, shpjegon Philippe Luchsinger, shkruan RTS.
Mjeku i përgjithshëm 66-vjeçar vëren se mungesa e mjekëve nuk ka të bëjë vetëm me pediatrinë, por edhe me fusha të specializuara si kardiologjia dhe radiologjia.
“Ne nuk kemi arritur të trajnojmë mjaft mjekë,” ankohet ai.
Ai tregon kufijtë e numerus clausus. Kufizimi i numrit të vendeve të studimit në 1,350 në vit ishte aspak i mjaftueshëm, thotë ai. Ai u bën thirrje kantoneve të “ofrojnë më shumë vende studimi”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










