Lajme
Zvicra do të ashpërsojë masat kundër terrorizmit
Policia do të ketë të drejtë të reagojë ndaj personave të identifikuar si “rrezikues” edhe nëse indikacionet që ka ajo për ta, nuk mjaftojnë për të iniciuar një procedurë penale
Në të ardhmen, policia në Zvicër duhet të ketë të drejtë të reagojë ndaj personave të identifikuar si “rrezikues” edhe nëse indikacionet që ka ajo për ta, nuk mjaftojnë për të iniciuar një procedurë të ndjekjes penale.
Këtë qëndrim të propozuar më parë nga Këshilli Federal, e ka miratuar të premten në mbledhjen e tij edhe Komisioni për politika të sigurisë në kuadrin e Dhomës së Kantoneve (Senatit) të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Miratimi është bërë njëzëri, pa asnjë votë kundër.
Komisioni për politika të sigurisë, me këtë miratim është pajtuar për nevojën e marrjes së masave preventive, të nevojshme për luftimin e terrorizmit në vend, transmeton albinfo.ch. Në këto masa përfshihen detyrimi për paraqitje dhe për pjesëmarrje në biseda informative për personat e dyshuar. Pastaj këtu hyn edhe ndalesa e kontakteve dhe e qëndrimit në rajone apo lokalitete të caktuara për ta.
Policia Federale (Fedpol) në kuadër të këtyre masave, në të ardhmen do të ketë të drejtë të zhvillojë edhe hetime të fshehura në internet dhe në media elektronike ndaj personave të identifikuar si “rrezikues”.
Ligji duhet t`ua mundësojë autoriteteve kompetente që edhe pas lirimit nga mbajtja në burg, personat e caktuar t`i mbajë edhe më tutje nën kontroll.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












