Lajme

Zvicra do të frenojë imigracionin nga Kroacia në vitin 2023

Qeveria ka vendosur të kufizojë numrat që vijnë nga shteti ballkanik, duke u thirrur një ‘klauzolë mbrojtëse’ për vitin 2023, transmeton albinfo.ch.

Vendimi vjen më pak se një vit pasi kroatëve iu dha akses i pakufizuar në tregun zviceran të punës për herë të parë, si pjesë e pjesëmarrjes zvicerane në Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë të Personave të Bashkimit Evropian (BE).

Megjithatë, që nga 1 janari i këtij viti, ardhjet e kroatëve janë “rritur ndjeshëm”, duke tejkaluar një shifër pragu të përcaktuar në marrëveshje dhe duke nxitur aktivizimin e klauzolës kufizuese, shkroi qeveria të mërkurën.

Pragu është vendosur në një rritje prej 10% të numrit mesatar të lejeve të akorduara gjatë tre vjetëve të mëparshme. Midis janarit dhe tetorit të këtij viti, 2,413 B leje iu dhanë kroatëve, të cilët janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, ndërtimit, mikpritjes, tregtisë dhe agjencive, tha qeveria, transmeton tutje albinfo.ch.