Lajme
Zvicra do t’i ofrojë Putinit “imunitet” nëse ai pranon të marrë pjesë në një konferencë paqeje
Zvicra është “më se gati” të organizojë një samit mes Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi të martën Këshilltari Federal për Punët e Jashtme, Ignazio Cassis. Ministri gjithashtu shtoi se Zvicra do t’i ofrojë Vladimir Putinit “imunitet” nëse ai “vjen për një konferencë paqeje”. Më parë, Presidenti francez Emmanuel Macron kishte propozuar që një takim i tillë të zhvillohej në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
Pas takimit të së hënës në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderë evropianë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte “filluar përgatitjet” për një takim mes Putinit dhe Zelenskyt. Ai shtoi se më pas do të zhvillohej një samit trepalësh, në të cilin do të merrte pjesë gjithashtu.
Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se është “gati” për një takim bilateral me Vladimir Putinin për të dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti rus gjithashtu është i gatshëm të takohet me homologun e tij ukrainas, sipas Kancelares gjermane, Friedrich Merz.
Një takim i “koalicionit të gatshëm,” i kryesuar nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron, pritet të mbahet të martën për të diskutuar “hapat e ardhshëm.”
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










