Shkurt.ch
Zvicra do t’u japë përparësi vendësve në tregun e punës
Masa i jep vendit që nuk është anëtar i BE-së ende kohë për të arritur një marrëveshje me Komisionin Evropian (KE), i cili insiston që Zvicra të ruajë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të BE-së
Ligjvënësit zviceranë miratuan legjislacionin që krijon kushte të favorshme për punësimin e vendësve. Qëllimi është për të mbajtur marrëveshjet ekonomike me Bashkimin Evropian (BE) dhe, në të njëjtën kohë, për të ulur presionin mbi tregjet e punës nga ana e punëtorëve të huaj, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Masa i jep vendit që nuk është anëtar i BE-së ende kohë për të arritur një marrëveshje me Komisionin Evropian (KE), i cili insiston që Zvicra të ruajë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të BE-së.
Lëvizja e lirë e njerëzve që Zvicra e kishte pranuar është e kërcënuar nga referendumi i vitit 2014 mbi kuotat e emigracionit.
Sipas Reuters, në vendin e pasur Alpin jetojnë pak më shumë se 2 milionë të huaj, ose rreth një e katërta e popullsisë. Nga këta, 1.4 milionë njerëz nga vendet e BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane.
Për shkak të disponimi antiemigracion, fluksi i të ardhurve të huaj në vend gjatë këtij viti është në rënie.
Rregullat e reja parashikojnë zbulimin e vendeve të reja, e preferenca është dhënë kryesisht për vendësit. Termi përfshin ata qytetarë të BE-së që jetojnë në Zvicër.
Masa gjithashtu i kërkon punëdhënësit për të informuar zyrat e punës për pozitat e liruara përpara se të kërkojnë të punësuar jashtë vendit.
Pas bisedimeve të së hënës në Cyrih, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se ai do ta pranonte këtë kompromis, me kusht që të miratohet nga Komiteti i Përbashkët BE-Zvicër.
Futja e kuotave, të miratuara me referendum në vitin 2014, ështe dashur të hyjë në fuqi në muajin shkurt, transmeton albinfo.ch Për të shmangur konfliktin e hapur me BE-në, Berna ka propozuar një kompromis për kushte preferenciale me popullsinë vendëse në tregun e punës.
Kundër masës së shpallur është Partia Popullore Zvicerane, e cila pretendonte se kjo është një shkelje e kushtetutës, sepse nuk do ta respektonte vullnetin e popullit të shprehur në referendum.
Në dhjetor, plani duhet të rishikohet në dhomën e lartë të parlamentit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










