Kosova
Zvicra, e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës
Zvicra vazhdimisht e ka bërë të qartë në kontaktet e saj zyrtare me Serbinë dhe Kosovën se përgjegjësia kryesore për gjetjen dhe zhvillimin e zgjidhjeve është e vetë të dy vendeve
Në veri të Kosovës tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar ditët e fundit. Imazhet e autokolonave të ushtrisë serbe nxisin frikën se dhuna po përshkallëzohet. KFOR-i ka qenë i pranishëm në rajon që nga viti 1999 në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Zvicrës.
Në kuadër të procesit ushtarak të ndërtimit të paqes, Zvicra merr pjesë edhe me Swisscoy në misionin e KFOR-it. Zvicra po përdor gjithashtu instrumente të tjera për të mbështetur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Angazhimi i Swisscoy është një shembullqë tregon se si Zvicra është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, transameton albinfo.ch. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme e mozaikut për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e rëndësishme për interesat zvicerane, pasi rreth 400,000 njerëz nga ky rajon jetojnë në Zvicër.
Për sa u përket përpjekjeve për normalizim, Zvicra vazhdimisht e ka bërë të qartë në kontaktet e saj zyrtare me Serbinë dhe Kosovën se përgjegjësia kryesore për gjetjen dhe zhvillimin e zgjidhjeve është e vetë të dy vendeve transmeton albinfo.ch. Të dy vendet duan të anëtarësohen në BE. BE-ja ka udhëhequr negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për më shumë se 10 vjet. Marrëveshjet janë lidhur në vitin 2013 dhe 2015. Që atëherë, krerët e qeverive dhe ekipet negociatore teknike të Serbisë dhe Kosovës janë takuar vazhdimisht në raunde negociatash për të parandaluar përshkallëzimin dhe për t’i konkretizuar marrëveshjet në mënyrë që ato përfundimisht të mund të zbatohen.
Angazhimi i Zvicrës
EDA i ka mbështetur këto përpjekje me instrumentet e veta plotësuese që nga viti 2015. Departamenti për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut (AFM) ka organizuar takime të rregullta ku marrin pjesë përfaqësues të partive më me ndikim nga të dyja vendet. Ishte e rëndësishme që përfaqësuesit e të dy vendeve të mund të shkëmbenin rregullisht informacion mbi çështjet politike larg syrit të publikut, duke krijuar kështu marrëdhënie dhe besim. Kjo mundësoi kontakte të drejtpërdrejta diskrete, si për shembull për të parandaluar shpërthimin e dhunës, dhe mundësoi testimin e ideve, të cilat më pas rrjedhin në negociatat zyrtare. Një takim i tillë ka ndodhur edhe në Zvicër një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë













