Tematike
Edhepse është në valën e pestë, Zvicra ka dukshëm më pak shtrime në spitale
Qeveria Federale dhe ato kantonale po mbështeten në këtë shpërputhje, prandaj deri më tani nuk kanë ashpërsuar masat
Numri i infeksioneve të reja me koronavirus, të raportuara çdo ditë aktualisht po rritet ndjeshëm. Por ajo që bie në sy është se numri i shtrimeve në spital po rritet më pak se në valët e mëparshme të infeksionit, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal dhe qeveritë kantonale duket se po mbështeten në këtë shpërputhje aktuale në mes të numrit të infeksioneve dhe hospitalizimeve dhe për këtë arsye ato deri më tani kanë hequr dorë nga ashpërsimi i masave të koronës.
Redaktorja shkencore e SRF, Katrin Zöfel shpjegon arsyen e numrit më të vogël të shtrimeve në spitale dhe jep mendimin e saj nëse mund të mbështetenm në këtë zhvillim.
“Gjithmonë ka një vonesë në rritjen e pranimeve në spital në raport me infektimet. Kjo nuk ka ndryshuar, kështu që duhet ende pak kohë përpara se të mund të vlerësohet me të vërtetë se sa e fortë është kjo shpërputhje midis numrit të rasteve dhe pranimeve në spital. Një gjë është e sigurt: raporti i numrit të rasteve me shtrimin në spital është përmirësuar: në 1000 raste me korona tani kemi më pak shtrime në spital por edhe më pak vdekje se një vit më parë.
Një arsye e rëndësishme për këtë është fushata e vaksinimit, përcjell albinfo.ch. Falë vaksinimit, pjesa e popullatës që tani është e mbrojtur (vaksinuar) është mesatarisht e moshës më të re se ajo që ende nuk është e vaksinuar. Për shkak se janë më të rinj, ata janë në rrezik më të ulët të sëmundjes së rëndë edhe nëse infektohen.
Kjo do të thotë gjithashtu se raporti i numrit të rasteve me numrin e shtrimeve në spitale është aktualisht më i mirë.
Por, tani, megjithatë, infeksionet po rriten përsëri, edhe në moshat e shtyra, gjë që do të çojë gjithashtu në më shumë shtrime në spitale, transmeton albinfo.ch. Sa e fortë është kjo rritje, ende e vështirë të vlerësohet.
Në Austri dhe Gjermani, njësitë e kujdesit intensiv janë tashmë të mbingarkuara në disa rajone. A ka ndonjë arsye që kjo të mos ndodhë edhe në Zvicër?
Nuk ka arsye vërtet të besueshme pse zhvillimet në Zvicër duhet të jenë thelbësisht të ndryshme nga ato në vendet e përmendura fqinje. Shumica e faktorëve – mbulimi i vaksinimit, shpërndarja e moshës midis të vaksinuarve, kushtet e motit dhe dominimi i variantit delta – janë të njëjtë ose të ngjashëm”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












