Zhvillim
Zvicra financon eliminimin e ujërave të zeza në Gjakovë
Shteti zviceran kësaj radhe do të financojë projektin “Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovës – Faza III - në Gjakovë”
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet programeve të saj do ta realizojë edhe një projekt të rëndësishëm në Kosovë. Shteti zviceran kësaj radhe do të financoj projektin “Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovës – Faza III – në Gjakovë”.
Nënshkrimi i këtij projekti do të bëhet sot në Ministrinë e Financave ndërmjet Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane përfaqësuar nga Sekretariati Shtetërorë për çështje ekonomike. Në këtë takim do të jenë të pranishëm, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata nga ambasada zvicerane.
Qeveria e Zvicrës është një nga donatorët kryesorë që ka mbështetur zhvillimin e Kosovës nga paslufta, ndërsa mbetet donatori kryesor në furnizimin e fshatrave me ujë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar













