Tematike
Zvicra fiton qasje në Eurodac
Ajo do tu mundësojë autoriteteve të ndjekjes penale që, për të bërë zbardhjen e veprave të rënda penale ose për të luftuar terrorizmin ntë kenë të drejtë qasjeje në të dhënat e azilkërkuesve
Policia e Zvicrës në të ardhmen do të ketë qasje në Bankën Evropiane të të Dhënave Eurodac. Në këtë bankë ruhen shenjat e gishtërinjve të azilkërkuesve që prej dhjetë vitesh. Synimin për të pasur qasje në Eurodac e ka shprehur një zëdhënës i Entit Federal për Migracion (BFM) për mediet zvicerane.
Nga viti 2003 Eurodac mbledh dhe ruan shenjat e gishtërinjve, të cilat duhet të ruhen për 14 vjet. Aty gjenden edhe shenjat e personave që kanë qëndruar ilegalisht në zonën Schengen.
Rregullorja e re e punës së Eurodac-ut do tu mundësojë autoriteteve të ndjekjes penale që, për të bërë zbardhjen e veprave të rënda penale ose për të luftuar terrorizmin ntë kenë të drejtë qasjeje në të dhënat e azilkërkuesve, në rast se ato do të paraqesin baza të besueshme për hetimet.
Rregullorja e Eurodac-ut në BE parashihet të miratohet gjatë muajit qershor. Një komision i Parlamentit të BE-së tashmë e ka votuar atë.
Megjithatë edhe në BE mendimet rreth rregullores janë të ndara. Të Gjelbrit kanë ushtruar kritika të ashpra drejt saj pasi që, sipas tyre, kështu vihen nën dyshim të përgjithshëm të gjithë azilkërkuesit.
Ndërkaq, autoritetet zvicerane që nga dhjetori i vitit të kaluar kanë filluar të bëjnë krahasimin e shenjave të gishtërinjve të azilkërkuesve me të dhënat e ruajtura në CS VIS (Banka Evropiane e Vizave). Në këtë mënyrë mund të konstatohet nëse një shtet i zonës së Schengenit ka lejuar vizën për ndonjë azilkërkues të caktuar. Marrëveshja e Dublinit, pastaj, e obligon atë shtet që të marrë përgjegjësinë për ta trajtuar kërkesën për azil të atij personi.
Pranimi i rregullores Eurodac përbën një ngritje të nivelit të sigurisë dhe qasje më të shpejtë, ka thënë zëdhëne¨si i BFM-së.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet Në lagjen 11 të Cyrihut, disa kate të një skele 80 metra të lartë janë shkatërruar.... -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde -
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse?











