Kosova
Zvicra, Gjermania, Belgjika dhe Sllovenia, destinacionet kryesore të kosovarëve përmes linjave të autobusëve
Nga data 1 janar qytetarët kosovarë u liruan nga izolimi i udhëtimeve në shtetet evropiane.
Duke qenë se biletat përmes linjave të autobusëve janë shumë më të lira krahasuar me ato të aeroplanëve, shumë kosovarë kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes stacionit të Prishtinës drejt shteteve evropiane, transmeton albinfo.ch.
“Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Belgjika, janë shtetet ku ka më së shumti linja me autobusë nga Prishtina gjatë këtyre ditëve”, shprehet Shqipe Durmishi, zëdhënëse e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Krahasuar me vitin 2023, këtë vit ka rritje, siç thotë ajo, graduale, të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare.
“Kostoja më e lirë e transportit rrugor gjithashtu edhe benefitet e bagazhit që po u ofrohen udhëtarëve po e rrisin edhe kërkesën për të udhëtuar me autobus”, shprehet ajo.
Numri më i madh i linjave për këtë fillimvit, sipas saj, janë ato nga Zvicra, Gjermania, Sllovenia dhe Belgjika.
Kjo lidhet edhe me numrin e lartë të mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, e po ashtu edhe vizitave të mundshme nga familjarët.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












