Lajme
Zvicra hedh poshtë propozimin për tarifa në tunelet alpine
Shoferët në Zvicër do të vazhdojnë të kalojnë pa pagesë nëpër rrugët alpine veri-jug, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën kundër vendosjes së tarifave për përdorimin e tuneleve të rëndësishme si Gotthard dhe St Bernard, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Tre mocione të paraqitura nga Partia e Qendrës dhe Partia e Gjelbër Liberale u rrëzuan përmes një rezultati tepër të ngushtë: 91 vota pro, 90 kundër dhe 7 abstenime. Vota vendimtare iu atribua deputetes Maja Riniker nga Partia Radikale-Liberale.
Propozimet parashikonin një tarifë dinamike që do të variënte në bazë të orarit, me çmime më të ulëta për banorët vendas dhe sektorin rajonal të ekonomisë, si dhe masa për të parandaluar shmangien e tarifës përmes rrugëve alternative. Sipas nismëtarëve, modeli i çmimeve të ndryshueshme do të ndihmonte në menaxhimin e trafikut gjatë orëve të pikut, ashtu si ndodh me biletat e avionëve apo çmimet e skive në sezonin turistik, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
“Është koha për të përcaktuar një drejtim të ri për politikën e transportit,” tha Simon Stadler i Partisë së Qendrës, ndërsa Corina Gredig e Partisë së Gjelbër Liberale shtoi se përdorimi i drejtë i infrastrukturës kërkon edhe kontribute nga vetë përdoruesit.
Ish-demokrati liberal Matthias Samuel Jauslin theksoi se trafiku i huaj është përgjegjës për shumicën e bllokimeve gjatë ditëve të pikut dhe vendosja e tarifave do të ndihmonte në mbulimin e kostove të larta të infrastrukturës, veçanërisht në Gotthard, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ministri i Transportit Albert Rösti kundërshtoi mocionet, duke paralajmëruar se vendosja e tarifave do të krijonte një disavantazh të konsiderueshëm për kantonin Ticino, i cili do të mbetej i lidhur me pjesën tjetër të vendit vetëm përmes rrugëve me pagesë gjatë gjithë vitit.
Me këtë vendim, përpjekjet për të futur tarifa në tunelet alpine janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, duke lënë rrjetin rrugor strategjik të Zvicrës ende të lirë për përdoruesit, pavarësisht debatit në rritje për drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e financimit të infrastrukturës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













