Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicra heq gjendjen e jashtëzakonshme më 19 qershor
Këshilli Federal vendosi gjithashtu t'i jepte fund "situatës së jashtëzakonshme" në përputhje me Aktin Epidemik më 19 qershor 2020 dhe ta zbresë atë në një "situatë të veçantë"
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga posa ka shpallur masat lehtësuese. Situata e jashtëzakonshme do të përfundojë më 19 qershor. Këtë e ka kumtuar ajo në konferencën për media që po vazhdon të mabhet në qendrën Mediale Federale në Bernë
“Nga mesi i marsit kemi pasur mbi 1.000 infeksione të reja në ditë, tani ka gjithsej nga 10 deri në 15 në ditë. Tani e dimë se si mund ta kontrollojmë virusin”, ka thënë Sommaruga, duke u shprehur simboilikisht: “Zvicra ka lulëzuar”.
Këshilli Federal do të zbatojë masa lehtësuese masive më 6 qershor: Të gjitha aktivitetet me deri në 300 njerëz mund të mbahen përsëri dhe tani po ashtu do të lejohen edhe takimet spontane të deri në 30 personave, transmeton albinfo.ch. Të gjitha aktivitetet e kohës së lirë dhe ofertat turistike mund të fillojnë përsëri.
Këshilli Federal vendosi gjithashtu t’i jepte fund “situatës së jashtëzakonshme” në përputhje me Aktin Epidemik më 19 qershor 2020 dhe ta zbresë atë në një “situatë të veçantë”.
Në vazhdim, ministri i shëndetësisë, Berset ka treguar masat që përfshihen në kalimin nga gjendja e jashtëzakonshme në atë të veçantë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










