Zvicra i gjen ilaçin Multiplex Sklerozës?
Medikamenti i ri ka reduktuar numrin e qendrave të inflamacionit krahasuar me testimin me placebo për 89 deri 96% më shumë
Një studim i realizuar paralelisht në 20 vende të botës nën drejtimin e hulumtuesit shkencor nga Universiteti i Bazelit dhe nga Spitali universitar i këtij qyteti, Ludwig Kappos tregon se materia e quajtur Ocrelizumab mund të reduktojë në masë të madhe qendrat e Multiplex Sklerozës në trup dhe recidivët.
Ekipi ka testuar medikamentin Ocrelizumab të prodhuar nga gjiganti farmaceutik Roche i Bazelit të Zvicrës në 220 pacientë, ka njoftuar Universiteti i Bazelit të mërkurën. Ocrelizumab prek proteinat nga në sipërfaqe të qelizave mbrojtëse të trupit, që konsiderohet se bën pjesë në mesin e shkaktarëve të MS-së.
Shkencëtarët kanë prezantuar rezultatet e tyre në revistën shkencore “The Lancet”. Medikamenti i ri ka reduktuar numrin e qendrave aktive të inflamacionit krahasuar me testimin me placebo (medikament fals) për 89 deri 96% më shumë. Ndërsa shpeshtësia e paraqitjes është zvogëluar për 72 deri 80 për qind.
Edhe në krahasim me mjetet që ka pasur deri më tash mjekësia në dispozicion, si Interferon Beta, medikamenti i ri tregon rezultate shumë më të mira. Ndërsa efektet anësore të rënda janë më të rralla.
Deri në futjen e medikamentit të ri në qarkullim, mund të shkojë shumë kohë. Duhet të testohet me më shumë pacientë, në fazën e tretë të studimit.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












