Lajme
Zvicra “i heq bërllokun” Hanit të Elezit
Falë donacionit zviceran prej prej afro 40.000 €, të gjitha familjet e komunës do të furnizohen me kontejnerë për mbeturina
Projekti Zvicër – Kosovë për përkrahje të qeverisjes lokale dhe Decentralizim LOGOS ka përkrahur një plan të komunës së Hanit të Elezit për menaxhimin e mbeturinave.
Plani është implementuar nga Helvetas Swis INTERCOOPERATION. Falë donacionit prej prej afro 40.000 €, të gjitha familjet e komunës do të furnizohen me kontejnerë për mbeturina.
Drejtoria e Shërbimeve Publike këtë javë në përputhje me këtë plan filloi implementimin e projektit të shpërndarjes së kontejnerëve për çdo familje të komunës së Hanit të Elezit, shkruan në portalin e internetit të kësaj komune.
Ky projekt mbulon 95% të territorit të komunës, do të ketë orar të saktë të bartjes së mbeturinave.
Sipas këtij plani secila bashkësi familjare me marrjen e kontejnerit do të nënshkruaj edhe një kontratë me të cilën do të obligohet që të paguajë nga 3 € në muaj, ndërsa bizneset do të paguajnë nga 9 € në muaj. E tërë kjo përllogaritje është bërë me çmimin minimal të kostos së përgjithshme.
Komuna ka kontribuuar me 7000 euro në këtë projekt.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











