Shkurt.ch
Zvicra i jep azilin ish oficerit shqiptar, ndjekës të tregtisë me drogë
Zyrtari në fjalë ka ikur nga Shqipëria pasi që u kishte rënë në gjurmë makinacioneve dhe rrugëve të trafikimit të mafisë së fuqishme të drogës
Një ish zyrtar i lartë i policisë shqiptare cili ishte në krye të ndjekjes kundër tregtisë me drogë në Shqipëri ka marrë pak kohë më parë së bashku me familjen e tij azilin në Zvicër. Fjala është për D.Z. Shqipëria ka provuar që ta pengojë këtë akt duke bërë kërkesë për ekstradim, të cilin Zvicra nuk e ka respektuar.
Siç e zbulon magazina e lajmeve e SRF, “10vor10” zyrtari në fjalë ka ikur nga Shqipëria pasi që u kishte rënë në gjurmë makinacioneve dhe rrugëve të trafikimit të mafisë së fuqishme të drogës. Për këtë arsye ai edhe ishte arrestuar.
Autoritetet zvicerane kanë ardhur në përfundimin se ish oficeri policor në Shqipëri ishte i kërcënuar nga ndjekja. Kërkesa e tij dhe e familjes për azil është shqyrtuar për disa muaj, transmeton albinfo.ch. Vetëm nga e mërkura e kaluar Z është i sigurt: Zvicra e ka pranuar atë si refugjat. Ai pra e ka fituar azilin dhe me këtë akt Zvicra refuzon ekstradimin e tij në Shqipëri.
Siç njoftohet më tutje në emision, Z. ishte një ndjekës i pasionuar i krimit të drogës. Ai kishte zbuluar veç tjerash edhe vende sekrete për aterrim, prej nga aeroplanë të vegjël niseshin të ngarkuar me tonelata droge drejt Italisë. Në muajin janar të këtij viti zyrtarët policorë italianë në një raport të tyre kishin lavdëruar oficerin shqiptar si njeri profesionist dhe me integritet, përcjell albinfo.ch. Por, ai papritur, nga ndjekës i drogës u bë i ndjekur. Z. ishte arrestuar por megjithatë ka arritur të ikë dhe të vijë në Zvicër. Familjarët e tij i kishin kërcënuar se nëse nuk heshtnin, të gjithë do të vriteshin. Për këtë arsye edhe ata kishin ikur në Zvicër.
Ai thotë se kishte zbuluar edhe lidhje në mes të politikës dhe mafisë së drogës prandaj ishte bërë pengesë për politikën.
Sot Z., siç tregon srf ,ndjehet i sigurt në Zvicër dhe thotë se në shpirt ka mbetur polic. Prandaj dëshirë e tij është që edhe në Zvicër në të ardhmen të punojë si polic.
Linku i emisionit:
https://www.srf.ch/news/international/albanischer-ex-drogenfahnder-bleibt-in-der-schweiz
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












