Shkurt.ch
Zvicra i paguan Austrisë 250 milionë euro
Zvicra ka paguar një këst tjetër prej 254.7 milionë € në Austri, duke respektuar marrëveshjen e arritur për tatimet
Në korrik, Administrata Federale Tatimore e Zvicrës i kishte dërguar 416.7 milionë në vendin fqinj. Këstet e mëtejme të kompensimit nga tatimi do të bëhen çdo muaj deri në qershor të vitit 2014.
Nga marsi 2014 edhe tatimi aktual në burim mbi fitimet kapitale do të kalojë në llogaritë bankare apo llogaritë e letrave me vlerë.
Përveç Austrisë, vendi helvetik ka një marrëveshje të këtillë edhe me Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon normën tatimore me Britaninë e Madhe nga 21 deri 41 për qind.
Ndërsa “paratë e zeza” nga Austria do të tatohen nga 15 në 38 për qind. Përndryshe tatimpaguesi mund të zbulojnë pasuritë e tyre. Në këtë drejtim Administrata Federale Tatimore e Zvicrës më herët thuhet se ka pranuar gati 30 mijë mesazhe.
Tatimpaguesit kanë deklaruar pasuri në vlerë 6.4 miliardë franga në Britaninë e Madhe dhe 5.4 miliardë franga zvicerane në Austri.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër










