Lajme
Zvicra ka hapësirë për 5000 refugjatë ukrainas
847 refugjatë janë vendosur tashmë në Zvicër
Aktualisht ka 5000 vende të lira në qendrat federale të azilit në Zvicër dhe 847 refugjatë janë vendosur tashmë, njofton albinfo.ch.
Përveç kësaj, më shumë se 11,000 individë privatë kanë dalë vullnetarë për të pritur refugjatë në shtëpitë e tyre.
Numri i saktë i ukrainasve që pritet të vijnë në Zvicër do të dihet brenda disa ditësh, por qeveria ka treguar tashmë se ata do të kenë të drejtë të marrin të drejtën e qëndrimit pa pasur nevojë të kalojnë një procedurë të zakonshme azili.
“Organizata Zviceriane e Ndihmës për Refugjatët do të koordinojë këto oferta dhe do t’i vendosë ukrainasit me pritës privatë ose në strukturat kantonale, në bashkëpunim të ngushtë me kantonet”, tha Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në një deklaratë për shtyp. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga Një pushim i planifikuar u kthye në makth për Selim K. nga Cyrihu, i cili përfundoi... -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld










