Lajme
Zvicra ka siguruar 4.5 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër Covid-19
Për shkak se pritet të nevojiten dy doza vaksinash, vaksinimet e premtuara (4.5 milionë dozat) do të jenë të mjaftueshme për 2.25 milionë njerëz
Qeveria Federale e Zvicrës ka nënshkruar kontratën paraprake për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit me kompaninë amerikane “Moderna”, shkruan srf.ch.
Kështu, siç bën të ditur Qeveria, Zvicra do të marrë 4.5 milion doza vaksinimi të një vaksine të mundshme, transmeton albinfo.ch.
Zvicra do të marrë dozat e vaksinave në numrin e përmendur, menjëherë pasi vaksina të ketë kaluar me sukses fazën e testit klinik dhe të jetë aprovuar për përdorim në Zvicër.
Për shkak se pritet të nevojiten dy doza vaksinash, vaksinimet e premtuara (4.5 milionë dozat) do të jenë të mjaftueshme për 2.25 milionë njerëz.
Paralelisht me kontratën me kompaninë “Moderna”, Zvicra është duke u diskutuar edhe me kompani të tjera, vazhdon njoftimi, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal ka lënë në dispozicion gjithsej 300 milionë franga për blerjen e një vaksine.
Drejtori i BAG, Pascal Strupler ka njoftuar për blerjen e mundshme të vaksinës në programin SRF “Club” të martën.
Kompania “Moderna” sipas të gjitha gjasave do të jetë e para që do të prodhojë një vaksinë kundër koronavirusit.
Furnizuesi zviceran i produkteve farmaceutike “Lonza” në Valis është i përfshirë në vaksinën e mundshme nga “Moderna”. Ai do të prodhojë përbërësin aktiv për vaksinën “Moderna” sapo të dalë në treg, transmeton albinfo.ch. Një linjë prodhimi në Visp (Valis9 është në ndërtim e sipër.
Prodhimi mund të fillojë atje në shkurt të vitit 2021.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













