Lajme
Zvicra kalon shifrën mbi 30.300 të shëruar nga Covid-19
Të dhënat e fundit në Zvicër rreth numrit të të shëruarve nga koronavirusi...
Statistikat e fundit nga autroitetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka të shëruar mbi 30 mijë të të prekurve nga koronavirusi. Situata është e mirëmenaxhuar, edhe përkundër rritjes graduale të infektimeve, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer normalitetit në shumë fusha, transmeton tutje albinfo.ch.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 30.300 persona, përderisa në fund të muajit maj ishin rreth 26 mijë të shëruar.
Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat i trajtimit të duhur dhe kujdesit të stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas raporteve nga kantonet, deri tani janë prekur 33,742 raste me COVID-19 dhe në tërësi që nga rastet e para, ka bërë 726,806 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) kanë prezantuar projektin e orarit të ri të trenave për vitin 2027,... -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë











