Lajme
Zvicra konfirmon hapjen e kufijve me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë më 15 qershor
Kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji)
Lajmet që në paraditen e sotme ishin dhënë nga mediat gjermane për hapjen e kufijve të Gjermanisë me Zvicrën (dhe me shtete tjera që ajo kufizohet), kanë marrë tashmë përgjigjen edhe nga Ministria e Drejtësisë dhe Policisë, e Zvicrës (EJPD).
Kufiri i Zvicrës me Austrinë dhe Gjermaninë do të rihapet nga 15 qershori. Kjo u konfirmua nga EJPD për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Kushti është që zhvillimet sa i takon pandemisë të vazhdojnë të jenë pozitive, thuhet në këtë konfirmim. Ndërkohë është vendosur edhe për hapjen e kufijve të Zvicrës me Francën, transmeton albinfo.ch
Me këtë, siç është shprehur ministrja Keller-Sutter, do të bëhen të mundshme edhe pushimet verore të zviceranëve në tri vendet e përmendura.
Nuk dihet se kur mund të hapen kufijtë zviceranë drejt Italisë.
Siç ka shkruar më parë edhe albinfo.ch, kontrollet në kufirin Zvicër-Gjermani do të zbuten gradualisht nga kjo e shtunë (nata në mes 15 dhe 16 maji). Nga e shtuna në të gjithë kufijtë gjermanë duhet të kontrollohet vetëm në mënyrë rastësore dhe jo më sistematike.
Kontrollet në kufijtë me Zvicrën, Danimarkën, Luksemburgun, Francën dhe Austrinë ishin vendosur më 16 mars për të frenuar infeksionin në Gjermani.
Që atëherë, vetëm ata qytetarë që mund të jepnin një “arsye të forta”, të tillë si punëtorët ndërkufitarë, profesionistët mjekësorë ose ata qytetarë të BE-së që janë duke shkuar për në vendin e tyre të lindjes – lejoheshin të hynin në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












