Kosova
Zvicra kryeson Evropën për koston e lartë të jetesës
Kostoja e jetesës në Zvicër, shumë mbi mesataren e BE-së
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (OFS), Zvicra renditet dukshëm përpara të gjitha vendeve fqinje për sa i përket kostos së jetesës, përcjell albinfo.ch.
OFS krahasoi paritetin e fuqisë blerëse të Zvicrës me atë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke analizuar rreth 12 mijë produkte dhe shërbime. Studimi përfshiu kategori të ndryshme, nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, te veshmbathjet, këpucët, shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe transporti.
Rezultatet tregojnë se Zvicra është rreth 1.5 herë më e shtrenjtë se mesatarja e BE-së. Një shportë mallrash që kushton mesatarisht 100 euro në BE, në Zvicër do të kushtonte rreth 151 franga.
Për krahasim, e njëjta shportë mallrash do të kushtonte 113 euro në Austri, 112 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 96 euro në Itali.
Megjithatë, studimi nuk merr parasysh nivelin e pagave, të cilat në Zvicër janë më shumë se dyfish i mesatares së Bashkimit Evropian, një faktor që zbut pjesërisht ndikimin e kostos së lartë të jetesës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












