Shkurt.ch
Zvicra kufizon ardhjen e emigrantëve
Qeveria zvicerane ka marrë vendim për kufizimin e lejeve të punës dhe qëndrimit për qytetarët e tetë vendeve anëtare të BE-së
Aktivizimi i “Klauzolës” në marrëveshje me BE-në, vlen për shtetasit e Republikës Çeke, të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovensë.
Një vendim i tillë i autoriteteve zvicerane do të zbatohet gjatë gjithë vitit.
Nga 1 maji 2011, kur kuotat ishin hequr, qytetarët e tetë vendeve të BE-së kanë gëzuar lirinë e plotë të lëvizjes në Zvicër.
Me marrëveshjen “Klauzolë” me BE-në ishte parashikuar që për lëvizjen e lirë të qytetarëve, Zvicra deri në vitin 2014 të ketë mundësinë të rivendos njëanshëm kuota për 8 vendet e BE-së.Qeveria zvicerane para 1 majit të vitit të ardhshëm do të marrë një vendim tjetër nëse do të zgjatet një masë e tillë edhe për një vit, deri në fund të majit të 2014-s.
Pas kësaj, vazhdimi do të jetë i pamundur, dhe liria e plotë e lëvizjes do të jetë e mundur për qytetarët e të gjitha 25 vendeve të BE-së.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar kritikat nga Brukseli. Por, mediet zvicerane kanë hedhur poshtë mundësinë e hakmarrjes nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, Brukseli është interesuar më shumë të negocioj me Bernën.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz e ka kritikuar vendimin e qeverisë zvicerane.
“Më vjen keq për vendimin e Zvicrës e cili diskriminon qytetarët e tetë shteteve anëtare të BE-së.. Qytetarët e BE-së që jetojnë në Zvicër janë të dobishme për ekonominë e vendit,” thuhet në një deklaratë të Parlamentin Evropian.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, ka kritikuar ashpër qeverinë zvicerane për rivendosjen e kufizimeve për disa kategori të lejeve të qëndrimit për shtetasit e tetë vendeve të BE-së.
“Kjo masë nuk është e justifikuar ekonomikisht, po as në tregun e punës, si dhe në numrin e qytetarëve të BE-së që kërkojnë vendbanim në Zvicër,” tha Ashton, transmeton Reuters.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën Në gjendje kritike, 16-vjeçarja e lënduar nga stuhia në Cyrih lufton për jetën... -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas











