Lajme
Zvicra kundër uljes së moshës për të drejtë vote
Me 14 vota pro dhe 11 pro, Komisioni i Institucioneve Politike të Këshillit Kombëtar nuk e procedon tutje projektligjin që do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve zviceran të votojnë që nga mosha 16 vjeçare.
Pesëmbëdhjetë kantone janë kundër uljes së të drejtës së votës nga 18 në 16 vjet në nivel federal, shtatë janë pro. Nga ana e partive politike, UDC, PLR dhe Qendra mbajtën qëndrim kundër projektit, raporton RTS.
Shtatë kantonet që mbështesin projektin janë Jura, Appenzell-Outer Rhodes, Berna, Basel-City, Solothurn dhe Graubünden si dhe Glaris, i vetmi kanton që u jep të drejtën e votës 16-vjeçarëve. Shtatëmbëdhjetë shoqata dhe organizata, duke përfshirë Sindikatat Zvicerane dhe lëvizjet rinore politike, janë pro këtij projektligji, përcjellë albinfo.ch.
Kantonet e Gjenevës, Friburgut dhe Urit nuk dhanë qëndrimet e tyre me arsyetimin se kjo nismë ka dështuar më herët, ndërkohë që kantoni i Cyrihut nuk u përfshi në konsultim.
Sipas përkrahësve të iniciativës, e drejta për të marrë pjesë në votime më herët promovon angazhimin politik. Afro 130,000 të rinj dhe të reja zvicerane do të preken dhe përqindja e qytetarëve me të drejtë vote që banojnë në Zvicër do të rritej me rreth 2.4%, shkruan RTS.
Në Twitter, të Gjelbrit thanë se ky vendim është fyerje. “Fyerje ndaj vullnetit të brezit të ri për të pasur një zë në këtë çështje”, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












