Lajme
Zvicra lider, Shqipëria në vendin e 96 të WEF
Sa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria është radhitur në vendin e 95 nga World Economic Forum. Më keq se Shqipëria qëndron Serbia e cila gjendet në vendin 101
Zvicra vazhdon të mbetet lider në World Economic Forum, si shteti që ka konkurrueshmërinë më të lirë në botë, ndërsa Shqipëria ka zbritur në vendin e 95, nga vendi i 89 sa ka qenë në vitin e kaluar. Këto të dhëna janë publikuar në raportin vjetor të WEF-së.
Pas Zvicrës në vendin e dytë radhitet Singapori, pasuar nga Finlanda ndërsa në fund të listës janë Çadi, Burundi, Guinea dhe Jemeni. Sipas raportit të këtij viti, niveli i lartë I inovacionit dhe forcimi i institucioneve kanë qenë ndër faktorët kryesor në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive.
Ndërsa sa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria është radhitur në vendin e 95, duke rënë 6 vende më poshtë. Ndërsa më keq se Shqipëria qëndron Serbia e cila gjendet në vendin 101 nga 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim.
Raporti i cili vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur që me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni.
Vlerësimi bëhet sipas një sistemi pikësh ku 1 është më e ulëta dhe 7 pikë është vlerësimi maksimal, raporton Koha.
Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara është shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë.
Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo dhe arsimimi i lartë, ndërsa pikët më të ulëta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Serbinë e cila ndodhet në vendin e 101, ndërsa përpara saj është Bosnja në vendin e 87, Kroacia në të 75-in, Maqedonia në vendin e 73-të dhe Mali i Zi në vendin e 67-in. Kosova nuk është përfshirë në vendet e marra në shqyrtim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












