Lajme
Zvicra, Luksemburgu dhe Singapori, shtetet me më së shumti laramani të gjuhëve
Dita europiane e gjuhëve, Zvicra, shteti që ka laramani gjuhësh
Dita Evropiane e Gjuhëve është shpallur nga Këshilli i Evropës dhe është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në gjithë Evropën dhe, si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës, transmeton albinfo.ch.
Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve, të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.
Ndër shtetet që kanë më shumti laramani të gjuhëve është edhe Zvicra.
Zvicra në përdorimin zyrtar i ka katër gjuhë: gjermanishten, frangjishten, italishten dhe romanishten. Ndërsa gjuha angleze gjen përdorim në disa vise të këtij shteti, transmeton tutje albinfo.ch.
Edhe Luksemburgu ka laramni të gjuhëve. Thuhet se banorët mes vete flasin në gjuhën luksemburge, por gjuha gjermane, angleze dhe franceze janë të obligushme dhe mësohen që nga klasat e para në shkolla.
Jashtë Evropës edhe në Singapor fliten katër gjuhë. Ato janë gjuha angleze, kineze, malaike dhe tamale. Gjuha angleze gjen shtrirje më së shumti në këtë vend. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













