Lajme
Zvicra mbyll ambasadën në Iran, ambasadorja largohet nga territori
Përballë përshkallëzimit të operacioneve ushtarake dhe situatës gjithnjë e më të paqëndrueshme në Iran, Zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Lajmin e konfirmoi Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, duke njoftuar se ambasadorja Nadine Olivieri Lozano është larguar gjatë natës së të enjtes drejt të premtes, së bashku me pjesën e mbetur të stafit diplomatic, transmeton albinfo.ch.
“FDFA ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Stafi i huaj është larguar nga territori iranian dhe është i sigurt”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme zvicerane. Evakuimi është realizuar me rrugë tokësore dhe diplomatë zviceranë kanë mbërritur në Azerbajxhan të premten në mëngjes. Pajisjet e nevojshme janë siguruar dhe ndërtesa e ambasadës është zyrtarisht e mbyllur. Në vend ka mbetur vetëm një kujdestar, ndërsa stafi lokal është larguar për arsye sigurie.
Pesë anëtarë të stafit diplomatik kishin lënë Teheranin që të martën, bashkë me familjet e tyre, menjëherë pas vendimit për mbylljen e përkohshme të ambasadës. Të gjithë pritet të udhëtojnë së shpejti për në Zvicër, por mbeten të gatshëm për t’u kthyer në detyrë sapo situata të normalizohet, shkruan RTS.
Zvicra, që prej dekadash luan rolin e një ndërmjetëseje neutrale, ka konfirmuar se do të vazhdojë të përfaqësojë interesat amerikane në Iran. “Zvicra e ruan rolin e saj si ndërmjetëse për transmetimin e komunikimeve që palët i konsiderojnë të dobishme,” u tha në deklaratë, duke sqaruar se të dyja palët: Irani dhe SHBA janë informuar për masat e marra.
Qeveria zvicerane ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës dhe ka bërë thirrje për një “kthim urgjent në dialog me qëllim uljen e tensioneve” , transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












