Shkurt.ch
Zvicra mbyll zyrat e saj në 5 vende të Evropës Lindore
Nga kjo masë janë prekur ose do të mbeten pa punë 13 persona në Budapest, Pragë, Varshavë, Bratisllavë dhe Riga
Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) dhe Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) kanë vendosur të mbyllin përfaqësitë e tyre në pesë shtete të Evropës Lindore. Fjala është për: Hungarinë, Çekinë, Poloninë, Sllovakinë dhe Letoninë. Mbyllja do të bëhet në fund të këtij viti, njofton radio SRF.
Nga kjo masë janë prekur ose do të mbeten pa punë 13 persona në Budapest, Pragë, Varshavë, Bratisllavë dhe Riga, përcjell albinfo.ch. Personave që humbin me këtë rast punën, nuk u është ofruar vend i ri pune nga federata.
Arsyeja për këtë veprim është se Këshilli Federal ka vendosur që Zvicra të japë ndihma financiare për vendet e reja të BE-së vetëm pasi që të përparojnë negociatat me BE-në. Fjala është për shtetet të cilat në Bashkimin Evropian kanë hyrë në vitin 2004.
Zvicra përmes qendrave të saj në vendet e përmendura ka mbështetur projekte të përkujdesjes për njerëzit e moshuar, për ndërtim kanalizimesh dhe ujësjellësash etj.
Projektet në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe në gjashtë vendet tjera të reja të BE-së nga fillimi ishin të kufizuara për dhjetë vite, transmeton albinfo.ch. Por megjithatë, deri pak kohë më parë kishte shpresa se do të vazhdohej me projekte të reja.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme












