Lajme
Zvicra me çmimet më të larta për ushqimet në Evropë
Në Evropë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Evropian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%).
Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares evropiane, raporton Monitor.
Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%). Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni, me 56.7% të mesatares evropiane, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni (61.8%).
Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së. Në Maqedoni, kushton sa 61.7%.
Rekord Shqipëria mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Evropian (97.9%). Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi (86.7%), Mali i ZI (83.3), Bosnjë (80.4), Maqedoni e Veriut (70.3).
Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.
Në Evropë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%.
Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











