Shkurt.ch
Zvicra, me hartë të re sizmologjike
Zona më e rrezikuar nga tërmetet mbetet edhe më tutje kantoni Valis. Pas tij vijnë Bazeli, Graubündeni, regjioni Rheintal i Kantonit St. Gallen dhe Zvicra qendrore
Shërbimi sizmologjik i Zvicrës ka prezantuar sot hartën që tregon shkallën e rrezikshmërisë për tërmete sipas regjioneve të vendit. “Modeli i rrezikshmërisë nga tërmetet” i publikuar sot dallon zonat me ngjyra: nga ngjyra e verdhë që tregon rrezikshmëri të ulët deri te tonet e të kuqes së ndezur, shenjë për rrezikun e lartë.
Ndryshe nga harta e vjetër, e punuar në vitin 2004, këtu nuk ka më ngjyrë të gjelbër që do të shënonte hapësirat e parrezikuara nga tërmetet.
Përpiluesit e kësaj harte ose modeli kanë konstatuar se vetëm në kantonin Graubünden, e në veçanti në regjionin e tij Engadin rrezikshmëria nga dridhjet e tokës është më e madhe se sa që ishte menduar deri tash.
Ndërkaq zona më e rrezikuar mbetet edhe më tutje kantoni Valis. Pas tij vijnë Bazeli, Graubündeni, regjioni Rheintal i Kantonit St. Gallen dhe Zvicra qendrore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













