Shkurt.ch
Zvicra, më së shumti miliarderë emigrantë në botë “për kokë banori”
Edhe në numra absolutë, vetëm SHBA me 73 sish, ka më shumë miliarderë emigrantë se sa Zvicra, e cila ka 42 sish
Zvicra, matur sipas madhësisë së saj dhe numrit të banorëve, ka numrin më të madh të miliarderëve të ardhur nga jashtë. Shumica e tyre vijnë nga Gjermania. Edhe në numra absolutë, vetëm SHBA ka më shumë miliarderë emigrantë se sa Zvicra.
Sipas një liste që bërë grupi medial kinez “Hurun”, nga 300 miliarderët që jetojnë si emigrantë në 44 vende, në SHBA jetojnë 73, shkruan sda.ch. Menjëherë pastaj vjen Zvicra ku jetojnë 42 miliarderë të tillë, më shumë se në Britaninë e Madhe (39), në Rusi (20), Emirate (13) etj. Ndërsa shikuar sipas qyteteve, më së shumti miliarderë të jashtëm ka Londra, 35, Moska 20 dhe Gjeneva, 12.
Pasuria mesatare e 300 miliarderëve emigrantë është vlerësuar 3.8 miliardë dollarë.
Në Zvicër ndërkaq gjysmën e të gjithë miliarderëve e përbëjnë të huajt, 12 prej tyre janë shtetas gjermanë, transmeton albinfo.ch. Gjermania është edhe në nivel botëror “eksportuesi” më i madh i miliarderëve. Ndërsa nga kombet tjera në Zvicër jetojnë po ashtu edhe pesë miliarderë britanikë dhe pesë italianë. Por, emigranti më i pasur i Zvicrës është Jorge Lemann nga Brazili. Bashkëpronari i koncernit të birrës AB InBev llogaritet se “peshon” 26 miliardë dollarë . por Lemann, duke qenë i biri i mërgimtarëve zviceranë nga Emmentali, krahas shtetësisë braziliane ka edhe atë zvicerane.
Njeriu i dytë më i pasur në Zvicër në mesin e emigrantëve është oligarku rus Gennadi Timçenko, i njohur edhe si mik i Putinit. Pasuria e tij vlerësohet në 13 miliardë dollarë.
Ndërsa në nivel botëror emigranti më i pasur është themeluesi dhe bashkëpronari i Google, Sergey Brin, me prejardhje ruse, përcjell albinfo.ch. Pasuria e tij neto është 36 miliardë dollarë. Menjëherë pas tij vjen shumë i njohuri Georg Soros me prejardhje hebrenje të Hungarisë, i cili është pronar i 27 miliardë dollarëve. Të dy këta jetojnë në SHBA.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë












