Shkurt.ch
Zvicra, megjithatë pjesë e “Horizon 2020”
Pas votimit që zviceranët i bënë iniciativës kundër migracionit masiv, BE-ja pati refuzuar marrëveshjen me Zvicrën për “Horizon 2020”
Zvicra ka arritur marrëveshje me BE-në lidhur me pjesëmarrjen zvicerane në të ardhmen në programin hulumtues “Horizon 2020”. Diskutimet në nivelin teknik janë përmbyllur ndërsa për t`u kurorëzuar, nevojitet edhe pajtimi i të dyja palëve në nivelin politik.
Përmbajtja konkrete e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, por “Horizon 2020” ka në kompetencë ndarjen e bursave që marrin studiuesit nga Këshilli Evropian për Kërkime.
Pas votimit më 9 shkurt që zviceranët i bënë iniciativës kundër migracionit masiv, BE-ja ka refuzuar ta vazhdojë marrëveshjen me Zvicrën për “Horizon 2020”. Me këtë akt, studiuesit zviceranë qenë përjashtuar nga mundësia për tu financuar nga fondi i përmendur.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












