Kosova
Zvicra mirëpret vendimin e Kosovës për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe
Nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë gjithashtu bëjnë thirrje që qytetarët dhe shëndeti i tyre të jenë primare për institucionet atje.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, duke njoftuar se e mbështet procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për heqjen e tarifave për mallra nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, u ka bërë thirrje institucioneve atje që primare ta kenë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, shkruan albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës:
Shëndeti dhe mirëqenia e popullit duhet të jenë primare për shtetin. Për t’u marrë me efektshmëri me pandeminë aktuale COVID-19, Zvicra u bën thirrje të gjitha institucioneve në Republikën e Kosovës që të bashkëpunojnë me Qeverinë në detyrë dhe të vendosin së pari mbrojtjen dhe nevojat e qytetarëve.
Në veçanti, është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë Kushtetutën dhe të përmbahen nga manovrimi politik në këtë kohë krize.
Ne gjithashtu bëjmë thirrje për një bashkëpunim të qetë midis Kosovës dhe Serbisë në luftën kundër pandemisë COVID19.
E mirëpresim hapjen e autoriteteve të Kosovës për të mundësuar ndihmë mjekësore nga Serbia.
Zvicra mbështet procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së, dhe mirëpresim vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Normalizimi efektiv kërkon respekt të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e përbashkët të liderëve të Kosovës për të rifilluar dialogun me Serbinë bazuar në premisat që integriteti territorial i Kosovës do të ruhet dhe interesat e qytetarëve të vendosen të parët.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












