Lajme
Zvicra, mysafire speciale në “Dokufest” të Prizrenit
“Made in Switzerland” quhet programi në të cilin prezantohen 16 filma të Zvicrës, ndërsa tre të tjerë janë në konkurrencë zyrtare
Në kuadrin e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtë “Dokufest” që po mbahet në Prizren, një program i veçantë i kushtohet filmit zviceran. “Made in Switzerland” mban titullin programi, në të cilin prezantohen 16 filma të Zvicrës, ndërsa tre të tjerë janë jashtë këtij programi, respektivisht në konkurrencë për çmime.
Revista “Swiss Films që del në Gjenevë shkruan se programin në fjalë e kanë ngritur në këmbë stafi i Dokufest-it bashkë me revistën “Swiss Films”.
Filmi i gjatë dokumentar me titull “Day is Done” i regjisorit Thomas Imbach merr pjesë në konkurrencën zyrtare për film dokumentar ndërsa ai “Stick Climbing” i autorit Daniel Zimmermann garon në kategorinë e filmit të shkurtë.
“Në Prizren, qytetin e dytë të madh të Republikës së Kosovës, pas Prishtinës, industria filmike helvetike do të nderohet për herë të parë me një homazh impozant”, shkruan Swiss Films.
Tetë filma të gjatë dokumentarë, të vlerësuar me çmime si dhe shtatë filma të shkurtër të të gjitha zhanreve bëjnë pjesë në programin “Made in Switzerland”. Dy nga regjisorët e filmave pjesëmarrës, Fernand Melgar dhe daniel Zimmertmann do t`i prezantojnë filmat e tyre me praninë e tyre fizike në Prizren.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit, një njohës i filmit dokumentar zviceran zgjedh për çdo vit filma të caktuar zviceranë për festivalin e tij. Kështu, në seksionin “Top 10”, ku konkurrojnë filmat më të mirë të dhjetë viteve të deritashme të festivalit, konkurrojnë filmat zviceranë “The Sonund Of Insects” i autorit Peter Liechti dhe “War Photographer” i Christian Frei.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










