Lajme
Zvicra ndalon copëtimin e zogjve të gjallë
Deri tani në Zvicër është e lejuar që zogjtë “e tepërt” të copëtohen për së gjalli. Të prekur nga kjo, në të shumtën e rasteve, janë zogjtë e gjinisë mashkullore
Duke filluar nga viti 2020, në Zvicër do të ndalohet copëtimi i zogjve të pulave për së gjalli. Ky është një vendim që ka marrë Këshilli Federal dhe e ka shpallur sot, shkruan srf.ch.
Rregullores për mbrojtjen e kafshëve i është bërë një përshtatje përkatëse në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të publikuar nga Këshilli Federal.
Aktualisht në Zvicër është e lejuar që zogjtë “e tepërt” të copëtohen për së gjalli (procesi i “homogjenizimit, në makina përkatëse), transmeton albinfo.ch. Të prekur nga kjo, në të shumtën e rasteve janë zogjtë e gjinisë mashkullore, për faktin e thjeshtë se ata, kur të rriten, nuk bëjnë vezë!
Për jetësimin e ndalimit të copëtimit të zogjve, në Zvicër janë kompetente shërbimet veterinare kantonale.
Edhe më tutje do të jetë e lejuar mbytja e zogjve me CO2.
Sipas Këshillit Federal, një alternativë për metodën e përmendur të mbytjes pritet të dalë e suksesshme. Me metodën e përcaktimit të gjinisë së zogjve të ardhshëm që në vezë, bëhet e mundur që shumë heret, pas fekondimit të vezës, të caktohet gjinia e zogjve, përcjell albinfo.ch. Kështu vezët e fekonduara “mashkullore” do të eliminohen paraprakisht, me kohë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane














