Jeta në Zvicër
Zvicra ndalon zierjen e gjallë të gaforreve
Qeveria e Zvicrës ka vendosur që t’i jepet fund praktikës së zakontë të hedhjes së gaforreve të gjalla në ujin e nxehtë. Do të thotë gaforret duhet të mos jenë të gjalla, përcjell albinfo.ch.
Nisma është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reformuar ligjet vendëse të mbrojtjes së kafshëve. Pikërisht se gaforret mund të ndjejnë dhembje e të vuajnë nga ky veprim, e shtyu Bernën të paralajmërojë masa të forta ndaj restoranteve që vazhdojnë ta kryejnë këtë veprim. Sipas urdhrit, vrasja e gaforreve mund të bëhet me goditje elektrike ose përmes shkatërrimit mekanik të trurit të gaforres.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, por edhe disa shkencëtarë argumentojnë se gaforret dhe krustacet e tjera kanë një sistem nervor mjaft të sofistikuar dhe kjo bën që të ndjejnë një dhembje të tmerrshme kur hidhen në ujë të përvëluar e zihen të gjalla. Dhe nuk mbaron me kaq. Në bazë të urdhrit të ekzekutivit zviceran, gaforret nuk do të transportohen më në akull apo ujë të ngrirë, por do të mbahen gjithmonë në kushte të ngjashme me ato të ambientit të tyre natyral, është cituar në rregulloren e re të miratuar nga qeveria në Bernë dhe që do të hyjë në fuqi në mars.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












