Shqipëria
Zvicra ndihmon qendrat shëndetësore të Shqipërisë
Përpjekjet për rindërtim në Shqipëri pas tërmetit të nëntorit 2019 përfshijnë edhe objekte shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës vizituan Qendrën shëndetësore në Ishëm, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu.
Mijëra banorë të zonës do të përfitojnë nga shërbime me cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor parësor.
Mbi 12,000 banorë në Ishëm dhe Borizanë po marrin shërbim më të mirë shëndetësor falë infrastrukturës moderne dhe të mirëpajisur
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, vizituan qendrën e rë shëndetësore në Ishëm. QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër.
Gjatë vizitës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shpejtë të qeverisë zvicerane. “Kjo është një qendër model”- shtoi Manastirliu. “Jam shumë e kënaqur me standardet e larta të qendrës, ku komuniteti mund të marrë shërbime më të mira shëndetësore”.
Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, tha se mbështetja zvicerane për shëndetësinë në Shqipëri po rritet. Zvicra po ndihmon Shqipërinë të zbatojë modele të reja të kujdesit si kujdesi në banesë, i cili është në përgjigje të nevojave të grupeve më vulnerabël.
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Zvicra iu përgjigj shpejt kërkesës së Shqipërisë dhe siguroi mbi 9 milionë euro për aktivitete të ndryshme mbështetëse.
Referuar Raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit, 22 qendra shëndetësore të kujdesit parësor u prekën nga tërmeti, 19 prej të cilave u dëmtuan pjesërisht dhe 3 ndërtesa u shkatërruan plotësisht. Mbi 45,000 njerëz nuk mund të merrnin më ose merrnin në mënyrë të kufizuar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor.
Projekti zviceran “Shëndet për të gjithë” (HAP) mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndërtimin prej themeleve të 2 qendrave shëndetësore të shkatërruara në zonat më të prekura nga tërmeti: një qendër shëndetësore në Ishëm (Bashkia Durrës) dhe një tjetër në Borizanë (Bashkia Krujë). Investimi prej rreth 384,000 franga zvicerane përfshin projektimin, zbatimin, mbikëqyrjen, punimet, mobilimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. Në të dyja qendrat punojnë 14 profesionistë shëndetësorë (3 mjekë dhe 11 infermiere), të cilët i shërbejnë një popullate prej rreth 12,000 banorë.
“Si pacientët, ashtu edhe personeli shëndetësor i janë shumë mirënjohës popullit zviceran”, u shpreh Dr. Mimoza Balani, Drejtoreshë e QSH Borizanë. “Puna në kushte të tilla të përmirësuara ndjeshëm na motivon që të bëjmë më të mirën”.
Një qendër e tretë shëndetësore, në Zall Mner (Bashkia Kamëz), gjithashtu e dëmtuar rëndë nga tërmeti, do të ndërtohet brenda këtij viti me mbështetje zvicerane.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












