Jeta në Zvicër
Zvicra, në mesin e dhjetë vendeve me më së shumti rezerva të arit
Këshilli Botëror për Ari ka publikuar të dhënat e reja të vendeve me rezervat më të mëdha të arit, ku në vendin e parë figurojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 8,133.5 tonelata.
Lista përfshin 100 vendet më të pasura, e në vendin e dytë është Gjermania me 3,377.9 tonë dhe e treta Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 2,814.0 tonë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e dhjetë më të pasurve me ari janë: Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.
Kur është fjala për Ballkanin, Serbia mban vendin e “artë” (18.8 tonë) dhe ndodhet në vendin e 63-të. Pas saj vjen Maqedonia në vendin e 77-të, me 6.9 tonë ari. E 88-ta është Sllovenia me 3.2 tonë, ndërsa Bosnjë e Hercegovina me 3 tonë ari është e vendosur në vendin e 91-të.
Në vendin e 98-të është Shqipëria me 1.6 tonë, ndërsa në vendin e fundit, të 100-të, është Mongolia, me 1.5 tonë ari.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027












