Lajme
Zvicra, më keq se mesatarja botërore, në menaxhimin e pandemisë
Një studim nga Instituti Lowy në Sidnei, Australi e vendos Konfederatën në vendin e 53-të nga gjithsej 98 vende
Me menaxhimin e saj të koronavirusit, Zvicra mezi arrin në mesin e listës në një krahasim ndërkombëtar, shkruan srf.ch.
Një studim nga Instituti Lowy në Sidnei, Australi e vendos Konfederatën në vendin e 53-të nga gjithsej 98 vende, pra, pak nën mesataren botërore.
Zelanda e Re ka menaxhuar më së miri krizën ndërsa Brazili rezulton i fundit.
“Disa vende e kanë menaxhuar pandeminë më mirë se disa të tjera – por shumica e vendeve kanë performuar dobët”, thaonë autorët e studimit.
Instituti i përmednur i pavarur ka vlerësuar trajtimin e pandemisë nga 98 vendet e përmendura në bazë të gjashtë kritereve – përfshirë këtu numrin e infeksioneve dhe vdekjeve dhe shpeshtësinë e testeve, transmeton albinfo.ch.
Përveç Zelandës së Re, Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Qiproja, Ruanda, Islanda, Australia, Letonia dhe Sri Lanka janë futur në dhjetëshen e lartë të renditjes.
Kina, vendi ku është shfaqur për herë të parë virusi corona, nuk shfaqet fare në listën krahasuese të Institutit Lowy. Sipas studiuesve, kjo ka ndodhur ngase nuk kishte të dhëna të mjaftueshme publike në dispozicion për këtë vend.
Sipas Institutit Lowy, performanca e vendeve në renditje nuk është ndikuar nga sistemi politik i vendeve përkatëse, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, mnjë rezultat që del nga ky krahasim tregon se shtetet më të vogla me më pak se dhjetë milion njerëz ja kanë dalë të menaxhojnë më mirë pandeminë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












